Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, ai francez, Olivier Guerot dhe ambasadori i Italisë, Antonello De Riu, kanë shkuar në Qeveri të Kosovës për një takim me kryeministrin Albin Kurti.
Ky takim i tyre me kryeministrin vjen në vazhdën e takimeve dhe kërkesave të njëpasnjëshme të ndërkombëtareve për suspendimin e Rregullores së re të BQK-së për çështjen e dinarit.