Mër. Jan 22nd, 2025

Joseph: Haradinaj në Uashington për të ngritur angazhimin e Kosovës në NATO

Profesori universitar, Edward Joseph, është takuar me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn.

Takimi zuri vend në Uashington, aty ku të dy kanë shkuar për të marrë pjesë në ceremoninë inauguruese të presidentit Donald Trump, shkruan IndeksOnline.

Haradinaj dhe Joseph u takuan për kafe, teksa ky i fundit u shpreh i lumtur për këtë gjë.

Duke publikuar një fotografi të përbashkët, Joseph u shpreh se Haradinaj po takohet me zyrtarë kryesorë, duke ngritur çështjen e Kosovës në NATO.

“Tete-a-tete i mrekullueshëm me Ramush Haradinajn, këtu në Uashington. Erdhi për inaugurimin, por Ramushi po takohet me zyrtarë kryesorë, duke ngritur angazhimin e Kosovës, NATO-s dhe SHBA-së në Ballkan, ndërsa presidenti Trump merr detyrën”, shkroi Joseph

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *