Sht. Pri 19th, 2025

Kadri Kryeziu: Qeveria është në dorëheqje, kryeministri e ka për detyrë kushtetuese dhe ligjore ta vazhdojë detyrën

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese dhe një nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Kadri Kryeziu, ka komentuar rikthimin e Albin Kurtit në Qeveri pas dorëheqjes.

Kryeziu ka thënë se në momentin kur Parlamenti pushon se ekzistuari atëherë Qeveria është në dorëheqje dhe kryeministri e ka për detyrë kushtetuese dhe ligjore që deri në momentin kur zgjidhet Qeveria e re të vazhdojnë detyrën në detyrë.

“Ligji mbi qeverinë e Kosovës parashikon momentin kur parlamenti përfundon mandatin 4 vjeçar, Qeveria është në dorëheqje sepse qeveria është organ i dalur nga parlamenti. Parlamenti është organ vendimmarrës, në momentin kur Parlamenti pushon se ekzistuari ose shpërndahet atëherë Qeveria është në dorëheqje. Quhet në dorëheqje ose në detyrë pasi që Kushtetuta dhe ligji për Qeverinë ia kufizon kompetencat, në fakt kryeministri është vetëm në aspektin legal kryeministër, jo në aspektin legjitim. Legjitimitetin duhet ta marr përsëri në Parlament, por ai e ka për detyrë Kushtetuese dhe ligjore që deri në momentin kur zgjidhet Qeveria e re të vazhdojnë detyrën në detyrë, e ka detyrë ligjore dhe kushtetuese”, ka thënë Kryeziu në emisionin “Gazeta” në Kanal10.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *