Gjatë mbledhjes së djeshme të kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje është vendosur se kush do të jenë kandidatët për kryetar të komunës së Pejës, Dragashit dhe Gjakovës.
Garës për të parin e Pejës do t’i futet Gazmend Agusholli, për Dragashin- Uran Halimi, për Gjakovë do të kandidojë përsëri Mimoza Kusari- Lila si dhe për Lipjan Adnan Rrustemi.
Gradualisht, subjektet politike po zbulojnë emrat e kandidatëve, derisa vazhdojnë përgatitjet për zgjedhjet e 17 tetorit