Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përgëzuar Doganën, Policinë dhe Prokurorinë.
Kjo pasi janë kapur 83.5 kilogramë heroinë, raporton Indeksonline.
Sveçka ka shkruar se si pasojë e kësaj, tashmë janë dy kriminel më shumë në burgjet e Kosovës.
“Kur mes institucioneve të ndryshme ekziston vullneti për bashkëpunim të sinqertë për të siguruar sundim të ligjit e luftë ndaj krimit të organizuar, rezultatet nuk mungojnë.
Përgëzime Doganës, Policisë dhe Prokurorisë!
83.5 kilogram heroinë më pak në treg, dy kriminel më shumë në burgjet e Kosovës”, ka shkruar ai.