Sht. Nën 23rd, 2024

Kërcënime seksuale, vrasje e deri te prerja e kokës me sakicë, kërcënohet Ganimete Musliu – ja kë akuzon

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, ka thënë se pas debatit me kryeparlamentarin Glauk Konjufca në Kuvend, ka marrë kërcënime nga militantët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo ka thënë se për këto kërcënime një person është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje 48 orëshe, përcjell Bota sot.

Musliu ka theksuar se asaj i janë rekomanduar disa masa sigurie, për të cilat ka thënë se do t’i përfill me përpikmëri.

Reagimi i saj në Facebook:

Të dashur miq dhe të gjithë ju qe jeni shqetësuar e kujdesur për sigurinë time,

Duke ju falënderuar të gjithëve për kujdesin, dhe ne pamundësi për të ju kthyer përgjigje secilit veç e veç, ju konfirmoj se, pas seancës parlamentare ku po diskutohej për 100 ditëshin e qeverisë dhe debatit tim me Kryetarin e Kuvendit z. Glauk Konjufca, nga militantët e VV-së, kam marrë shumë kërcënime duke filluar nga ato seksuale, vrasje e deri te prerja e kokës me sakicë.

Rastet i kam denoncuar në Polici meqë, pavarësisht a jemi në pushtet apo në opozitë, unë besoj fort në institucionet e Kosovës dhe profesionalizmin e organeve të sigurisë.

Tashmë më është konfirmuar se një person është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë. Po ashtu me janë rekomanduar disa masa te cilat unë do ti përfill me përpikmëri.

Të dashur miq dhe në veçanti ju Votues të mi që ma konfirmuat 5 herë rresht besimin tuaj, ju premtoj dhe ju garantoj se nuk ka njeri që më frikëson. Asnjë kërcënim nuk do të më ndalë të mbroj integritetin tuaj, timin, të familjes sime, Partisë Demokratike dhe të Shtetit tim Kosovës.

Askush dhe asgjë s’mund të më ndal nga përfaqësimi i besimit tuaj!

Ata që përmes rrjeteve sociale përhapin urrejtje dhe bëjnë thirrje për dhunë, do të përballen me organet tona të rendit dhe të sigurisë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *