Një ditë më parë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka dërguar letër kryeministrit të vendit, Albin Kurti në lidhje me situatën pandemike.
Krasniqi në letrën drejtuar kryeministrit të vendit ka parashtruar kërkesën që deputetët të kthehen nga pushimet dhe të veprohet me shpejtësi për tejkalimin e situatës së vështirë me pandeminë.
“Duke parë që nuk janë bërë planifikimet e duhura gjatë rishikimit të Ligjit për Buxhetin për ta trajtuar pandeminë, PDK e konsideron të domosdoshëm ndryshimin dhe plotësimin e këtij Ligji për t’u dalë në ndihmë qytetarëve. Rrjedhimisht, PDK e konsideron të domosdoshme ndërprerjen e pushimeve dhe kthimin e menjëhershëm të deputetëve në Kuvendin e Kosovës dhe është e gatshme që të përshpejtojë marrjen e vendimeve për tejkalimin e kësaj tragjedie” thuhet në letrën që Krasniqi i ka dërguar Kurtit.
Edhe 24 orë pas letrës së hapur ende nuk ka patur një reagim zyrtar nga VV-ja për këtë kërkesë.
Në lidhje me këtë çështje ka kontaktuar me ud. së shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.
Kusari-Lila tha se nuk ende një përgjigje në lidhje me këtë kërkesë të parashtruar nga kryetari i PDK-së.
“Nuk kam një përgjigje për momentin, nuk kam një pergjigje ende” tha Kusari-Lila në një përgjigje të shkurt.
Situata me Covid-19 sa vjen e rëndohet në vendin tonë.
Vetëm në intervalin kohor të 24 orëve të fundit kanë humbur jetën nga Coronavirusi 22 persona si dhe kanë rezultuar pozitivë 1 mijë e 894 persona.
Ndërsa në total numri i rasteve aktive është 27 mijë e 404 raste.
Ministri Vitia pak minuta më parë njoftoi gjithashtu se për shkak të situatës së rënduar pandemike, vaksinimi do t’iu mundësohet qytetarëve edhe në fundjavë.
“Vaksinimi do të vazhdojë, por jo vetëm kaq. Ai do të rritet. Kjo pasi qytetarët, nga fundjava e ardhshme, jo nga kjo, por ajo e ardhshmja, do të mund të vaksinohen edhe të shtuneve e të dielave”, dekalaroi Vitia.