Këshilli për punë të jashtme i PE do shqyrtojë sot raportin vjetor për 2023 për zbatimin e masave të përbashkëta për siguri politike, ku Serbia urgjentisht ftohet të harmonizoj politikën e vetë me atë të BE-së, shkruan “Nova” transmeton “Bota Sot”.
Në raportin e kreut të Këshillit Dejvid Mekalister i jepet mbështetje dialogut mes Kosovës edhe Serbisë dhe ftohen palët që të angazhohen në arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse obliguese.
Duke përshëndetur pakot e zgjerimit dhe rritjes ekonomike të Ballkanit të prezantuat nga Komisioni Evropian, Këshilli i BE-së ftohet që të tregoj “përkushtim të vërtetë politik për perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit”.
closevolume_off
Vendet kandidate për anëtarësim duhet të arrijnë këtë sipas meritës së përmbushjes së kriteve për bashkëngjitje dhe harmonizim të politikës përfshirë atë për sanksione si përgjigje e luftës së Rusisë në Ukrainë.
Beogradi urgjent ftohet që të harmonizoj politikën e saj me BE-në, duke pas parasysh që “Serbia është vendi i vetëm evropian që nuk ka miratuar sanksione ndaj agresorit rus në Ukrainë”.
Po ashtu Këshilli fton palët në dialog që të “angazhohen në mirëbesim në frymën e kompromisit për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse obliguese për normalizim të raporteve, që duhet bazohet në njohjen reciproke sipas drejtës ndërkombëtare dhe pa asnjë shtyrje”
Kërkohet heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës
Mos-suksesi do ndikoj negativisht në integrimin e secilës palë, BE po ashtu kërkon baraspeshim në ndërmjetësim me qëllim tejkalimit të pengesës së dialogut si kërkon heqjen e masave ndaj Prishtinës
Në raport dënohet sulmi i shtatorit në Banjë dhe provokimet tjera, ndërkohë që palët ftohen në de-eskalim të situatës dhe shmangien e retorikës nxitëse ashtu që të evitohen tensionet e metëjme. Ata thonë se po përcjellin hetimet dhe kryesit duhet të dalin para drejtësisë.
Këshilli i bënë thirrje Komisionit Evropian për masa ndaj qeverisë serbe nëse nuk ndërmerr hapa rreth vërtetimit të pjesëmarrjes eventuale të shtetit në sulmin e Banjës si dhe dhunës në veriun e Kosovës në vitin që kaloi, duke kritikuar mosgatishmërinë e qeverisë serbe për bashkëpunim.