Sht. Nën 23rd, 2024

Kështu e quan Suma vendimin për anulimin e zgjedhjeve në Han të Elezit

Kryetari i tanishëm i Hanit të Elezit njëherësh edhe kandidat për kryetar në zgjedhjet e 17 tetorit, Rufki Suma, e ka quajtur si vendim të drejt anulimin e zgjedhjeve në këtë qytet nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Ai ka deklaruar se kishte dëshmi të cilat kanë treguar sipas tij realitetin që ishte në ditën e zgjedhjeve.

“Një vendim i drejtë i bazuar në deklaratën tonë ose ankesën tonë që është vërtetuar edhe nga vet kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës që e pranon se i ka vizituar në ditën e zgjedhjeve të gjitha vendvotimet.

Kjo është në kundërshtim me ligjet në fuqi”, ka thënë Suma.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *