IndeksOnline ka siguruar emrat e 7 zyrtarëve të kompanisë së pastrimit “Ambienti” në Pejë, që janë arrestuar sot nga Njësiti Kundër Krimeve Ekonomike.
Personat e ndaluar janë:
Diedon Berisha, Kryeshef aktual
Armend Jupa
Arton Muhaxheri, Kryetar i Bordi
Shpetim Gashi, Anëtar Bordi
Fisnik Ademi, Anëtar Bordi
Idriz Bala Anëtar Bordi dhe
Nexhat Abdullahu, ish-Kryeshef.
Mëngjesin e sotëm Prokuroria Themelore e Pejës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësitin kundër krimeve ekonomike kanë ndërmarrë aksion në kompaninë e pastrimit “Ambienti” në Pejë.
Për këtë rast është deklaruar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Në një shkrim në Facebook ai ka thënë se epoka e tolerimit të të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe pasurimit në kurriz të qytetarëve ka përfunduar.
“Njësiti policor kundër krimeve ekonomike sot ka zhvilluar operacion në Kompaninë e Pastrimit “Ambienti” në Pejë. Bordi i kësaj ndërmarrje publike dhe zyrtarë të tjerë janë subjekt i hetimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe si çdo kush tjetër, do të japin llogari para drejtësisë për çdo keqpërdorim dhe dëm të shkaktuar”, ka shkruar ndër të tjera Sveçla.