Aksioni i sekuestrimit të villave të pasanikëve në Brezovicë ka dridhur elitën e njerëzve që kanë pushimore në Brezovicë.
Ne aksionin e zhvilluar javën e kaluar në zonën e dytë të parkut kombëtar “Sharri” në Brezovicë, ka rezultuar me sekuestrimin e rreth 100 vikend-shtëpiza të ndërtuara jashtëligjshëm.
Villat për të cilat shteti më pas do të vendos nëse duhet të rrëzohen ose jo, javën e kaluar u rrethuan me shirita të policisë.
Në mesin e tyre ishin edhe villat e tre gjykatësve të Ferizajt, të cilët janë gjykatës në tri niveleve të gjyqësorit.
Të tretë fillimisht kanë blerë parcela në vitin 2016, ndërsa në vitet e fundit kanë ndërtuar villa.
Fjala është për Mustafë Tahirin, Kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj, Bashkim Hysenin ish-Kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj, aktualisht gjykatës në Gjykatën e Apelit, si dhe Agim Maliqi, ish-gjykatës i Gjykatës Themelore në Ferizaj, aktualisht gjykatës në Gjykatën Supreme.