Sht. Nën 23rd, 2024

KFOR: Festimet paqësore të Kurban Bajramit dhe Vidovdanit tregojnë rëndësinë e dialogut

KFOR-i ka thënë që mënyrat se si janë festuar Vidovdani dhe Kurban Bajrami sot e shfaqin rëndësinë e feve në bashkekzistencën mes komuniteteve.

Madje, sipas KFOR-it, një gjë e tillë vetëm sa e shpërfaq se sa i rëndësishëm është dialogu që përmban tolerancë dhe respekt reciprok.

“KFOR-i gjithmonë mirëpret dhe mbështet mesazhet që promovojnë paqen dhe dialogun. Fetë luajnë rol kyc në bashkëekzistencën midis komuniteteve. Ceremonitë paqësore të Vidovdanit dhe Kurban Bajramit sot e demonstrojnë rëndësinë e ndjekjes së dialogut përmes tolerancës dhe respektit të ndërsjellë”, thuhet në postimin e KFOR-it.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *