Die. Nën 24th, 2024

KFOR-i dënon sulmet ndaj gazetarëve: Ne jemi reaguesi i tretë, Policia mbetet përgjegjëse për sundimit të ligjit

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka reaguar për sulmet ndaj gazetarëve në Veri të Kosovës.

Në një komunikate për media, “KFOR-i dënoi ashpër sulmet ndaj gazetarëve në veri të Kosovës gjatë ushtrimit të profesionit të tyre”.

“Liria e shtypit dhe liria e shprehjes janë vlera themelore të cilat duhet të respektohen nga të gjithë. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna ose veprimet e mëtejshme që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm dhe të sigurojnë që mediat të mund të kryejnë punën e tyre themelore në mënyrë të sigurt”, thuhet në komunikatën e tyre.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *