Die. Nën 24th, 2024

KFOR-i i gatshëm për ndërhyrje nëse rrezikohet siguria në Kosovë, kjo është thirrja e tyre karshi situatës për targat

Më datë 1 nëntor ka filluar faza qortuse për qytetarët që qarkullojnë në Kosovë me targat ilegale serbe, me kërkesën që pronarët e veturave me targa ilegale të drejtohen në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve për të regjistruar mjetet e tyre me targa RKS.

Ky vendim i Qeverisë së Kosovës nuk u prit mirë nga Serbia e qytetarët serb, të cilët nuk ndryshojnë qëndrimin e tyre për ri-regjistrim. Në anën tjetër Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq nuk ka përjashtuar mundësinë e barrikadave.

KFOR-i në një përgjigje për Indeksonline thotë se, trupat e tyre po monitorojnë nga afër situatën në terren dhe janë plotësisht të përgatitura për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti, siguria dhe liria e lëvizjes.

Po ashtu, KFOR-i thekson se në përgjithësi, situata është stabile dhe nuk ka pasur ndonjë ndryshim në qëndrimin e forcave të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO.

Thirrja e tyre karshi kësaj situate është se “tani duhet shmangur veprimet dhe iniciativat e njëanshme që mund të çojnë në përshkallëzim ose dhunë të panevojshme”.

“KFOR-i vazhdon të kryejë çdo ditë misionin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të vitit 1999 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e tyre për Indeksonline.

Nga data 21 nëntor deri më 21 janar, për të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës me targa të tilla ilegale, do të shqiptohet gjobë sipas legjislacionit në fuqi.

Nga data 31 mars deri me datë 21 prill 2023, do të mundësohet regjistrimi i mjeteve me “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo“ĐA” në targa RKS, por të njëjtat nuk do të mund të shfrytëzojnë lehtësirat e ofruara deri me këtë datë.

Pas datës 21 prill 2023, nuk do të lejohet hyrja apo qarkullimi i mjeteve motorike që posedojnë targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” brenda territorit të Republikës së Kosovës

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *