KFOR-i mbrëmë pak para mesnate njoftoi se një kontigjent ushtarësh turq ka mbërritur në Kosovë.
Misioni paqeruajtës i NATO-s tha se ky kontigjent do ta zëvendësojë një njësi të trupave italiane të dislokuara më parë si pjesë e Forcave Rezervë të KFOR-it.
KFOR-i sot ka publikuar fotografi të mbërritjes së këtij kontigjenti në vend.