Die. Nën 24th, 2024

KFOR: Të gatshëm të përballemi me çfarëdo skenari

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Beograd, për të diskutuar në lidhje me ngjarjet e fundit në rajon.

Ristuccia është shprehur i qetësuar për zhvillimet në veri të Kosovës.

Pas takimit me Vuçiqin, ai ka takuar edhe shefin e Forcave të Armatosura serbe, me të cilin “u pajtuan se të gjitha palët duhet të de përshkallëzojnë tensionet”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

“KFOR-i është i gatshëm të përballet me çfarëdo skenari dhe vazhdon ta monitorojë situatën në terren”, thuhej në komunikatë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *