21 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në vendin tonë.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në mesin e të vdekurve është edhe një person i moshës 20-29 vjeç.
Bazuar në këto të dhëna, një tjetër person i takon moshës 30-39 vjeç, një moshës 40-49 vjeç, pesë viktima janë të moshës 50-59 vjeç, tre të moshës 60-69, shtatë 70-79 dhe tri viktima janë të moshës mbi 80 vjeç.
Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 1 mijë 278 raste të reja me COVID-19.