Drejtuesit e koalicionit për familjen, sot në vazhdën e takimeve me fabrikat e vendit, vizituan fabrikën e barnave Trepharm në Fushë Kosovë.
Gjatë kësaj vizite, ata u takuan me Drejtorin Mergim Prishtina dhe diskutuan për mundësitë e zhvillimit të mëtejshëm të industrisë farmaceutike në Kosovë dhe për rëndësinë e mbështetjes së sektorëve prodhues për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
Ky takim ishte pjesë e angazhimeve për përmirësimin e kushteve të punës, rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe forcimin e lidhjeve mes industrisë dhe politikave mbështetëse për familjet