Hën. Dhj 23rd, 2024

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka shënuar fitore të merituar në ndeshjen e dytë të kualifikimeve për Euro 2026 në fazën “Main Round”.

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka shënuar fitore të merituar në ndeshjen e dytë të kualifikimeve për Euro 2026 në fazën “Main Round”.

Pas disfatës si mysafirë në duel me Gjeorgjinë (3:1), dardanët e futsallit shkëlqyen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, duke mposhtur Bullgarinë me rezultat të thellë 6:2.

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Agon Ramadani u shpreh tejet i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij.

“Ne jemi përgatitur që ta bëjmë maksimumin në këtë ndeshje sepse nuk donim të lejonim befasi. Jam shumë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve. Angazhimi i tillë nuk ka munguar as në Gjeorgji, por atje nuk shkoi gjithçka qysh e kishim parashikuar. Normalisht se gëzimi i fitores para tifozëve tanë është shumë i madh.

“Lojtarët patën dëshirë të flaktë për fitore dhe e realizuan atë. Ne treguam se më nuk jemi autsajder. Dihet se në grup e kemi Francën që ishte në vend të tretë dhe Gjeorgjinë që ka qenë në çerekfinale në Evropianin e kaluar, por ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të ndjekur objektivin për dy vendet e para në grup.

“Natyrisht se nuk është e lehtë, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të luftojmë deri në fund. Na pret një pushim prej një muaji dhe duhet ta mbajmë formën që të paraqitemi denjësisht kundër Francës”.

Me këtë fitore, Dardanët konfirmuan formën e mirë dhe synimin për të vazhduar drejt objektivit madhor të kualifikimit në Euro 2026

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *