Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim ka shqyrtuar projektligjin për Performancën energjetike të ndërtesave.
Gjatë kësaj mbledhjeje u propozua që të bëhet një punëtori në Shqipëri rreth projektligjeve që ndërlidhen me fushëveprimtarinë e Komisionit.
Këtë propozim e bëri deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Isak Shabani, pasi sipas tij ka shembuj të mirë ndjekës.
Ndërkaq Sali Zyba kërkoi që në mbledhjen e ardhshme të jetë prezent ministri i Bujqësisë, Faton Peci e më vonë ai i infrastrukturës, Liburn Aliu.
“Prezencën e tyre nëse jo të njëjtën ditë, njeri pas njërit”.
Pacolli tha se ministrit të Bujqësisë i është bërë kërkesa.
“Besoj qe gjatë kësaj jave ose tjetër marrim përgjigje prej Ministrisë së Bujqësisë”.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Milazim Saliaj propozoi që të miratohet ndryshimi në amendamentit e 20-të për nenin 19 këtij projektligji, për të cilin dha më shumë detaje kryetarja e këtij komisioni, deputetja e VV-së, Fitroe Pacolli.
“Ashtu si na informoi edhe deputeti, ndryshimi në amendamentit të 20 është bë në përputhje me ligjin për kundër vajtje pra, është harmonizu dhe këtu nuk kemi ndonjë problem”.
Ai u hodh në votim i ndarë nga amendamentet tjera nën arsyetimin se ky amendament nuk është trajtuar në grupin punues, i cili kaloi pa asnjë votë kundër e abstenim.
Ndërkaq me 6 pro dhe një abstenim kaloi raporti i 24 amendamenteve.
Gjatë kësaj mbledhje u bë Formimi i grupeve punuese për projektligjet e miratuara në parim dy projektligji për rrugët dhe projektligjet për faturat e kulturave bujqësore dhe fletmagazinave.
Deputeti i VV-së Milazim Saliaj, u zgjodh kryesues i grupit punues për projektligjin e rrugëve, ndërkaq kryesues i projektligjit të dytë u zgjodh Sali Zyba.