Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku ka dhënë sqarime për ndeshjen Ulpiana – Vllaznia, ku gjatë ditës së djeshme, Komisioni i Garave tka njoftuar se ka gjetur fakte se është e kurdisur.
KE sqaron opinionin se komisionet dhe organet përkatëse do të vendosin konform fakteve dhe rregulloreve të FFK-së dhe ligjit të aplikueshëm,
”KE siguron të gjithë se FFK-ja është e përkushtuar që ta mbrojë integritetin e garave dhe rregullsinë e tyre në të gjitha nivelet garuese. Prandaj, duke pasur parasysh edhe ndeshjet e xhiros së fundit dhe inicimet nga Komisioni i Garave, KE i FFK-së i jep mbështetje të plotë komisioneve të veta, atij të Garave dhe atij Disiplinor, si dhe institucioneve ligjzbatuese që t’i analizojnë në detaje çdo fakt dhe pretendim dhe të marrin vendime të drejta konform rregulloreve dhe ligjit të aplikueshëm.
KE i FFK-së zotohet se do të jetë gjithmonë në mbrojtje të interesit të futbollit, për çka edhe është i thirrur. Kur themi interesin e futbollit, gjithsesi edhe interesin e klubeve, por vetëm atëherë kur gjithçka shkon në rregull e konform rregullave të lojës, në të kundërt do të ketë zero tolerancë ndaj çdo veprimi apo dukurie negative.”, thuhet në njoftim.
Ndeshja Ulpiana – Vllaznia e Pozheranit kishte përfunduar me fitoren eskuadrës mysafire, me rezultat 4-3, por Komisioni i Garave i FFK-së, ka vendosur që të anuloj rezultatin e kësaj ndeshje, si dhe ka inicuar procedurë dispilinore ndaj akterëve të ndeshjes si dhe të dyja klubeve.