Sht. Nën 23rd, 2024

Komuna e Prishtinës triumfon edhe ndaj MAShT-it

Gjykata Kushtetuese ka publikuar sot një aktgjykim, ku Komuna e Prishtinës del të jetë fituese ndaj Ministrisë së Arsimit shkencës dhe teknologjisë (MASHT).

Aktgjykimi kishte të bënte me rastin ku Komuna e Prishtinës, kërkonte vlerësimin e kushtetutshmërisë së një udhëzimi administrativ të ministrisë së Arsimit, lidhur me shpalljen e konkursit nga drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës për plotësimin e një numri pozitash për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të institucioneve publike edukativo-arsimore dhe aftësuese parauniversitare në kryqytet.

Ndërsa Inspektorat i Arsimit, thoshte se Komisioni Përzgjedhës i përcaktuar nga Komuna ishte në kundërshtim me ligjin. Por Kushtetuesja vendosi që kërkesa e Komunës së Prishtinës është e pranueshme.

Njoftimi i plotë i Kushtetueses:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar Aktgjykimin në rastin KO 164/21, të parashtruar nga Komuna e Prishtinës, e cila bazuar në paragrafin 4 të nenit 113 ëJuridiksioni dhe Palët e Autorizuara] ka kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së pikës 3.1 dhe 3.2 të paragrafit 3 të nenit 6 (Komisioni përzgjedhës) të Udhëzimit Administrativ ëNr.151/2020], të 22 dhjetorit 2020, të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI).

Në vlerësimin e kushtetutshmërisë së Udhëzimit Administrativ të kontestuar, Gjykata, njëzëri, vendosi që të (i) deklarojë kërkesën të pranueshme; dhe të konstatojë që (ii) pikat 3.1 dhe 3.2 të paragrafit 3 të nenit 6 (Komisioni përzgjedhës) të Udhëzimit Administrativ ënr.151/2020] të 22 dhjetorit 2020 të Ministrisë së Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, nuk janë në kundërshtim me paragrafin 2 të nenit 12 ëPushteti Lokal], paragrafin 1 dhe 3 të nenit 123 ëParimet e Përgjithshme] dhe paragrafin 2 dhe 3 të nenit 124 ëOrganizimi dhe Funksionimi i Vetëqeverisjes Lokale] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Rrethanat e rastit konkret ndërlidhen me shpalljen e konkursit nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Prishtinës për plotësimin e një numri pozitash për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të institucioneve publike edukativo-arsimore dhe aftësuese parauniversitare në Komunën e Prishtinës.

Sipas Inspektoratit të Arsimit, Komisioni Përzgjedhës i përcaktuar nga Komuna ishte në kundërshtim me ligjin e aplikueshëm, përkatësisht (i) nenin 5 (Kompetencat e Komunave në nivelet 0, 1, 2 dhe 3 të Arsimit Publik (Parashkollor, Fillor, të Mesëm të Ulët dhe të Mesëm të Lartë) të Ligjit për Arsimin në Komuna, i cili përcakton se nga tre (3) anëtarët e Komisionit Përzgjedhës të drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve, dy (2) caktohen nga komuna përkatëse ndërsa njëri (1) nga anëtarët e Komisionit caktohet nga MASHTI; dhe (ii) pikat 3.1 dhe 3.2 të nenit 6 të Udhëzimit Administrativ të kontestuar, sipas të cilave, Komisioni Përzgjedhës për institucionet arsimore që janë në varësi të komunës përbëhet nga (i) dy (2) anëtarë të komunës të cilët propozohen nga Drejtoria Komunale e Arsimit dhe miratohen nga Kuvendi Komunal; dhe (ii) një (1) anëtar i cili përcaktohet nga MASHTI. Kjo sepse, Komisioni Përzgjedhës i përcaktuar nga Komuna, nuk ishte votuar nga Kuvendi Komunal dhe nga i njëjti ishte tërhequr përfaqësuesi i MASHT-it.

Për pasojë, parashtruesi i kërkesës, para Gjykatës Kushtetuese kontestoi Udhëzimin Administrativ të lartcekur, përkatësisht kompetencën e MASHTI-të, për të përcaktuar një (1) anëtar të Komisionit Përzgjedhës, duke pretenduar se kjo ndërhynë në mënyrë të drejtpërdrejtë në përgjegjësitë komunale në kundërshtim me Ligjin nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, përkatësisht pikën h) të nenit 17 (Kompetencat vetanake) të këtij ligji, ku përcaktohet se komunat kanë kompetenca “të plota dhe ekskluzive” në ofrimin e arsimit publik parashkollor, fillor dhe të mesëm; dhe për pasojë gjithashtu me (ii) nenin 54 ëMbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] dhe paragrafin 4 të nenit 113 të Kushtetutës; si dhe (iii) Kartën Evropiane për Autonominë e Komunave.

Në adresimin e pretendimeve të Komunës së Prishtinës, Gjykata fillimisht shtjelloi parimet e përgjithshme lidhur me vetëqeverisjen lokale sipas Kushtetutës, Kartës Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale, Opinionet relevante të Komisionit të Venecias, ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës, si dhe praktikën gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese. Në këtë kontekst, Gjykata, duke u bazuar në nenet 12 ëPushteti Lokal], 123 ëParimet e Përgjithshme] dhe 124 ëOrganizimi dhe Funksionimi i Vetëqeverisjes Lokale] të Kushtetutës, respektivisht, ndër të tjerash, ritheksoi se: (i) njësi themelore territoriale të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Kosovës janë komunat dhe se organizimi dhe kompetencat e njësive të vetëqeverisjes lokale rregullohen me ligj; (ii) komunat kanë kompetenca “vetanake”, “të zgjeruara” dhe “të deleguara”; dhe se (iii) rishikimi administrativ i akteve të komunave nga autoritetet qendrore në fushën e kompetencave të tyre, kufizohet në sigurimin e përputhjes me Kushtetutën dhe me ligjin.

Për më tepër, bazuar në këto nene kushtetuese, Gjykata theksoi që, veprimtaria e organeve të vetëqeverisjes lokale bazohet në Kushtetutë dhe në ligje, dhe respekton Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale. Kjo e fundit, ndër të tjerash, dhe për aq sa është e rëndësishme për rrethanat e rastit konkret, përcakton që: (i) autoritetet lokale, brenda kufijve të ligjit, do të kenë diskrecionin e plotë për të ushtruar iniciativën e tyre në lidhje me çdo çështje që nuk përjashtohet nga kompetenca e tyre dhe nuk i është caktuar në kompetencë ndonjë autoriteti tjetër; (ii) kompetencat që u besohen autoriteteve lokale, normalisht duhet të jenë të plota dhe ekskluzive, dhe ato nuk mund të minohen apo të kufizohen nga një autoritet tjetër, qendror apo rajonal, përveç siç përcaktohet me ligj; dhe se (iii) çdo kontroll administrativ mbi autoritetet lokale mund të ushtrohet vetëm sipas formave dhe në rastet e parashikuara nga Kushtetuta ose me ligj.

Në dritën e të lartcekurave, Gjykata theksoi se ligji kryesor që përcakton kompetencat e komunave është Ligji për Vetëqeverisjen Lokale dhe i njëjti ka përcaktuar që komunat, ndër të tjera, janë bartëse të kompetencave vetanake në disa fusha, dhe si të tilla, i ushtrojnë “të plota dhe ekskluzive”.

Për më tepër, Gjykata theksoi që Ligji për Arsimin në Komuna dhe Ligji për Arsimin Parauniversitar janë po ashtu ligje të cilat më tutje rregullojnë aspekte të arsimit dhe shkollimit, duke përcaktuar kompetencat për komunat dhe për MASHTI-n. Në këtë kontekst, duke u bazuar edhe në praktikën e saj gjyqësore, Gjykata vuri theks në faktin që bazuar në nenin 124 të Kushtetutës, ndër tjerash, (i) Komunat kanë detyrimin që të respektojnë ligjin; dhe (ii) kontrolli administrativ i akteve komunale nga autoritetet qendrore duhet të jetë në përputhje me ligjin.

Në rrethanat e rastit konkret, Gjykata theksoi që përmbajtja e Udhëzimit Administrativ të kontestuar nga Komuna, përkatësisht pikat 3.1 dhe 3.2 të paragrafit 3 të nenit 6 të tij lidhur me përbërjen e Komisionit Përzgjedhës dhe i cili sipas Komunës, ndërhyn në kompetencat përkatëse vetanake në kundërshtim me dispozitat e lartcekura të Kushtetutës dhe Kartës Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale, buron nga dispozitat e Ligjit për Arsimin Parauniversitar dhe Ligjit për Arsimin në Komuna, përkatësisht nenet e tyre (Kompetencat e Komunave në nivelet 0, 1, 2 dhe 3 të Arsimit Publik (Parashkollor, Fillor, të Mesëm të Ulët dhe të Mesëm të Lartë) dhe 20 (Personeli Udhëheqës), respektivisht.

Udhëzimi i kontestuar Administrativ nuk tejkalon përmbajtjen e ligjit dhe as nuk përcakton kompetencë të shtuar të MASHTI-të në përzgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të institucioneve edukativo-arsimore përtej asaj që është përcaktuar me legjislacionin e aplikueshëm. Bazuar në si më sipër, Aktgjykimi i Gjykatës sqaron që bazuar në pikën d) të nenit 5 të Ligjit për Arsimin në Komuna dhe paragrafit 1 të nenit 20 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar, drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e institucioneve edukativo-arsimore zgjedhën në pajtim me procedurat ligjore të përcaktuara nga MASHTI, nga një komision i caktuar nga Kuvendi Komunal, në të cilin dy (2) anëtarë do të jenë nga Komuna dhe një (1) nga MASHTI. Të njëjtën përmbajtje ka edhe Udhëzimi Administrativ i kontestuar. Si i tillë, i njëjti nuk tejkalon kompetencat komunale të përcaktuara me Ligjin për Arsimin në Komuna dhe Ligjin për Arsimin Parauniversitar dhe gjithashtu, në rrethanat e rastit konkret, nuk cenon përgjegjësitë e Komunës sipas përcaktimeve të paragrafit 4 të nenit 113 të Kushtetutës.

Për pasojë, dhe duke u mbështetur në parimet e lartcekura kushtetuese, Gjykata vlerësoi se dispozitat përkatëse, përkatësisht pikat 3.1 dhe 3.2 të paragrafit 3 të nenit 6 të Udhëzimit Administrativ të kontestuar, nuk janë në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, Ligjit për Arsimin në Komuna, Ligjit për Arsimin Parauniversitar dhe Ligjit për Inspektoratin e Arsimit, dhe se rrjedhimisht nuk cenojnë përgjegjësitë komunale të garantuara me paragrafin 2 të nenit 12 ëPushteti Lokal], paragrafin 1 dhe 3 të nenit 123 ëParimet e Përgjithshme], dhe paragrafin 2 dhe 3 të nenit 124 ëOrganizimi dhe Funksionimi i Vetëqeverisjes Lokale] të Kushtetutës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *