Enj. Jan 30th, 2025

Komuna e Skenderajt mohon akuzat e ministres Haxhiu, kjo e fundit tha se Lushtaku ka tentuar ta sulmonte eskortën e Kurtit!

Komuna e Skenderajt kanë mohuar akuzat e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhi, e cila e ka akuzuar nënkryetarin e kësaj komune se ka tentuar të sulmonte eskortën e kryeministrit, Albin Kurti.

Derisa, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Sami Lushtaku me veturë zyrtare, 02Z, të Komunës së Skenderajt, e ka pre rrugën e veturës së kryeministrit me qëllim sulmin, zëdhënësi i Komunës së Skenderajt, Amir Lushtaku ka thënë se gjithçka çka ka thënë ministrja është e pavërtetë.

“Besoj shtabi zgjedhor i degës së PDK-së do të dalë së shpejti me një reagim, por gjithçka është e pavërtetë”.

Ndryshe, LVV-ja ka mbajtur mbrëmë tubim elektoral në Skenderaj, aty pranë disa qytetarë kanë hedhur mjete piroteknike, derisa kanë ndërhyrë zyrtarët policorë.

Haxhiu akuzon Lushtakun: Personalisht ka tentuar të sulmonin eskortën e Kurtit

Sami Lushtaku mbrëmë personalisht ka tentuar të sulmonte eskortën e kryeministrit. Ai me veturë zyrtare, 02Z, të Komunës së Skënderajt, e ka pre rrugën e veturës së kryeministrit me qëllim sulmin. Dëgjova që disa gazetarë të Klan Kosovës e kanë pyetur kryeministrin se po i përdorë veturat zyrtare, ndoshta është mirë me e pyetë Saminë se prej cilës pompë të benzinës i ke komandu huliganët tu, para se të nisesh si i frustruar.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *