Hën. Nën 25th, 2024

Konferenca e policisë: plani për sigurinë në trafikun rrugor

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti thotë se kanë plan për digjitalizimin e trafikut në Kosovë.
“Janë edhe disa masa afatmesme që do të ndodhin në ditët në vijim, siç është iniciativa për ndryshimin e ligjit për sigurinë e komunikacionit rrugor. Policia ka propozu që përgjegjësia të kalojë nga vozitësit përkatësisht shoferit, te pronari i automjetit, për shkak se kjo na mundëson kontrollën digjitale të komunikacionit rrugor.

Ne po jetojmë në shekullin 21 dhe gjithashtu shtetet moderne kontrollin e trafikut e bëjnë me mjete digjitale, kamera, senzor, radar, jo përmes formës fizike qysh jemi ne tu e apliku. Ky hap që jemi tu e përgatit do të ndihmojë fillimisht në uljn e nivelit të gjobave, në uljen e aksidenteve ne trafik dhe në vetëdijësimin e qytetarëve”.

Ai po ashtu tha se në rritjen e aksidenteve në trafik ka kontribuar periudha pas “lockdown”

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *