Alarm i rrejshëm ka rezultuar edhe sot informata për vendosjen e një mjeti shpërthyes në ndërtesën e Rektoratit të UP-së.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka thënë për Indeksonline se pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme, alarmi ka rezultuar të jetë i rrejshëm.
Një situatë e tillë ishte edhe javën e kaluar ka pati alarm të rrejshëm për bombë.
“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapsirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mejtet shpërthyese, informata – alarmi ka rezultuar të jetë i rrejshëm”, ka thënë Ahmeti.