Mër. Nën 27th, 2024

Konjufca: BE-ja s’mundet me vendos për Kosovën sa i përket Asociacionit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas mbledhjes së kryesisë ka folur lidhur me Asociacionin e Komunave Serbe dhe draftin.

Ai ka thënë se Bashkimi Evropian nuk mund të vendos se kur Kosova të dërgojë komente sa i përket Asociacionit…

“Ky nuk është vetëm kushtëzim, gjithkush që mendon se drafti i cili është dorëzuar, propozimi franko-gjerman, nëse dikush mendon që ky është një dokument përfundimtarë, i cili për Kosovën është: merre ose leje, me përkthy i bie që Kosovës i është marrë një ingerencë shumë e rëndësishme shtetërore, të cilën e ka të garanatuar dhe me procesin e negociatave dhe me marrëveshjet ndërkombëtare, që i kemi arritur deri tashti. Ka bazë dhe në kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Kjo është kompetenca që Kosova vet me propozu draftin. Nuk mundet që në vend të Kosovës me propozu Draftin e Asociacionit Bashkimi Evropian”, tha ai.

“Kjo i bie që BE-ja me ia grabit një kompetencë shtetërore Kosovës. Një kompetencë për të cilen dhe vet Brukseli në negociatat që i ka organizuar vet i ka të shkruar në njëren prej mareëveshjeve. Sipas marrëveshjeve të arritura të deritanishme dhe procesit që ka shku Kosova e ka të drejtë. Kosovës i garantohet e drejta që me paraqit draftstatutin e Asociacionit… BE- ja tashti mund të na kritikojë të na thotë jeni vonuar ju shumë, nuk e keni paraqitur draftin e Asociacionit… Ne mund t’i themi a ka pas afat preciz deri kur duhet me paraqit. Ma shumë është varë nga dinamika kohore e negociatave. Ndoshta ne mund ta pranojmë kritiken që jemi vonuar, por vonesen nuk do të thotë me ia marr kompetencen Kosovës, tash me thanë prej këtij momenti nuk e ke këtë kompetencë për me propozu draftin e Asociacionit… Jo që nuk është fer ndaj kosovës, por është një qasje shumë diskriminuese”, ka thënë Konjufca..

Sa u përket masave Konjufca ka thënë se ato duhet të largohen. Ne ndodhemi në një situatë ku Serbia e ka hedhur poshtë Marrëveshjen e Ohrit

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *