Pre. Sht 20th, 2024

Konjufca: Dialogu është në qorrsokak prej të cilit s’po shoh dalje, Banjska ishte gozhda e fundit në arkivol

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi ndodhet në qorrsokak dhe kjo ka ndodhur për fajin e Serbisë, teksa nuk sheh rrugëdalje nga ky proces.

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Konjufca ka thënë se pikënisje e “shkatërrimit” të dialogut është sulmi terrorist të ndodhur më 24 shtator në Banjskë.

“Unë konsideroj që sa i përket perspektives së dialogut, dialogu ndodhet në një qorrsokak prej të cilit nuk po shohë dalje. Këtij qorrsokaku i ka paraprijë Serbia. (Dialogu) e ka pasur arkivolin më 24 shtator me sulmin në Banjskë. Pikërisht për këtë arsye është shkatërruat edhe minimumi i mirëbesimit që kërkohet që të këtë një proces të negociatave që të vazhdoj normalisht. Ajo që ndodhi në Banjskë ishte gozhda e fundit në arkivolin e dialogut”, u shpreh Konjufca.

“Unë konsideroj që sa i përket perspektives së dialogut, dialogu ndodhet në një qorrsokak prej të cilit nuk po shohë dalje. Këtij qorrsokaku i ka paraprijë Serbia. (Dialogu) E ka pasur arkivolin me 24 shtator me sulmin në Banjskë. Pikërisht për këtë arsye është shkatërruat edhe minimumi i mirëbesimit që kërkohet që të këtë një proces të negociatave që të vazhdoj normalisht. Ajo që ndodhi në Banjskë ishte gozhda e fundit në arkivolin e dialogut”, u shpreh Konjufca, teksa pati kritika edhe për bashkësinë ndërkombëtare “për mbylljen e syve” në rastin e bllokadave të pikave kufitare.

“Nëse i mbyll sytë, si në rastin e mbylljes së kufijve në Serbi, sepse ai ndodhi nga shteti serb, shteti serb i lejoi kriminelët për t’i mbyllur kufijtë. As një reagim nuk e pashë nga ana e Brukselit as nga bashkësia ndërkombëtare, bashkësia ndërkombëtare është e njëanshme”, deklaroi Konjufca.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *