Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka quajtur presidenten Vjosa Osmani si shtysë e madhe për gratë në Kosovë. Konjufca, tha se Kosova është shembulli i përkushtimit për përmbushjen e agjendave globale sheh paksa kufizime.
Kreu i Kuvendit, në konferencën rajonale “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325: Perspektivat nga Ballkani Perëndimor”, tha se ndonëse ka shumë gra të përfshira në politikë, numri i tyre është larg nga ai burrave, dhe kjo siç tha ai, duhet të ndryshohet.
“Mirë që është Kuvendi i Kosovës që na ka mbledhur sot për ta trajtuar këtë temë siç është për rolin e kuvendeve në zbatimin e rezolutës 1325 të Kombeve të Bashkuara për avancimin e agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë. Dua ta përgëzoj grupin e grave deputete që pavarësisht dallimeve partiake, po punojnë fuqishëm për promovimin e fuqizimit të grave në sferën politike e publike. Ky aktivitet është dëshmia më e mirë e këtij bashkëpunimi”, tha ai.
closevolume_off
“Agjenda për gratë, paqen dhe sigurinë qëllim kryesor e ka pozicionimin e grave si partnere të barabarta në të gjitha fushat që lidhen me paqen dhe sigurinë. Kosova është shembulli më i mirë i përkushtimit për përmbushjen e agjendave globale pavarësisht faktit që jemi shpesh të kufizuar për t’i dhënë zë këtyre organizmave në të cilat ende s’jemi anëtarë”.
“Përfshirja e grave në procese të paqes dhe sigurisë është parakusht për paqe dhe demokracinë e qëndrueshme. Kemi një numër të madh të grave të përfshira në politikë dhe sektorin e drejtësisë e sigurisë, ndonëse numri i tij është larg nga ai i burrave dhe kjo duhet të ndryshohet”, u shpreh tutje Konjufca.