Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka marrë vendim që nga viti 2022 të mos ndahen mjete në formë bonusi për stafin e Kuvendit të Kosovës.
“Nga viti 2022 është kërkesë e kabinetit të kryetarit, mos të ndahen mjete në formë bonusi për stafin e Kuvendin e Kosovës”, thuhet në vendimin të cilin e ka siguruar Indeksonline, i cili i është komunikuar administratës së Kuvendit.
Poashtu një kërkesë tjetër që i është komunikuar administrats së Kuvendit është është për reduktimin e shpenzimeve të telefonisë mobile për shefin e stafit dhe stafin e kabinetit të kryetarit të Kuvendit në 50% nga shuma aktuale