Pre. Nën 15th, 2024

Konjufca: Për zgjedhjet në veri, s’mund të kushtëzohemi nga Serbia

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca pas mbledhjes së Kryesisë, ka thënë se Kosova nuk mund të kushtëzohet nga Serbia për mbajtjen e zgjedhjeve në veri.

“ Nuk mund që të kushtëzohemi prej Vuçiqit, prej Serbisë, që ata të vendosin se kur të ketë zgjedhje ose jo në Kosovë”, ka thënë Konjufca.

Sipas tij, Kosova nuk ka nevojë fare të formojë Asociacionin, pa u zhvilluar zgjedhjet për katër komunat në veri të Kosovës.

“Unë mendoj se ka qenë shumë pozitiv qëndrimi i shteteve të QUINT-it dhe i bashkësisë ndërkombëtare që pa pjesëmarrjen e Listës Serbe, pa pjesëmarrjen e partive politike serbe në zgjedhjet të cilat paralajmëruar me 23 prill nuk ka formim të Asociacionit”, ka thënë ai/.

Konjufca po ashtu ka thënë se kanë marrë garanci nga ndërkombëtarët se zgjedhjet nuk do të shtyhen më shumë se njëherë dhe se kjo çështje ka përfunduar.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *