Sht. Nën 23rd, 2024

Konjufca pret në takim ambasadorin e ri të Zvicrës diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher.

Në takim, veç të tjerave, u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe dhe mundësitë e avancimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona.

Po ashtu të dy diskutan lidhur me proceset e shtetndërtimit, zhvillimit, integrimit dhe anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare,

Sprecher e falënderoi Kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe po ashtu vlerësoi partneritetin dhe raportet e ngushta dypalëshe.

Konjufca dhe ambasadori Sprecher ritheksuan gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në fusha të ndryshme bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe Zvicrës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *