Mër. Nën 27th, 2024

Konjufca takon përfaqësuesit e NDI-së

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim zëvendësdrejtoren dhe shefen e programeve të NDI-së, Stephanie Rust, si dhe drejtorin e programeve të NDI-së për Evropën Qendrore dhe Lindore, Robert Benjamin.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin e ngushtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës me këtë organizatë partnere, si dhe nevojën për të ecur përpara e së bashku me punën e mirë, me synimin e forcimit të demokracisë, rritjes së llogaridhënies, transparencës dhe profesionalizmit në proceset apo rezultatet institucionale.

Konjufca i falënderoi Rust dhe Benjamin për punën e tyre dhe për kontributin e madh të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) në Republikën e Kosovës, që ka qenë një partner tejet i vyer ndër vite, me shumë rezultate të arritura në institucionin tonë legjislativ dhe demokracinë tonë parlamentare, si dhe në nivel tërësor shtetëror e shoqëror.

Sipas kryekuvendarit, kjo traditë e bashkëpunimit duhet të vazhdojë gjithnjë duke u thelluar.

Stephanie Rust dhe Robert Benjamin e falënderuan kryetarin Konjufca për pritjen dhe theksuan përkushtimin e NDI-së për të vazhduar bashkëpunimin e për të vazhduar me punën e përbashkët në interes të vendit tonë dhe demokracisë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *