Në vazhdën e parandalimit dhe luftimit të aktiviteteve kriminale ndërkufitare , me theks të veçantë kontrabandës me mallra, patrulla policore SPMK Muçivrcë, Policia e Kosovës rreth orës 04:55 në fshatin Rogoçicë të Kamenicë, kanë arritur ta ndalin automjetin Furgon Renault Trafik (targa italiane) të cilin automjet e ka drejtuar personi me inicialet V.A , shtetas i Kosovës, banues në Prizren.
Burime të Indeksonline mëson se i njëjti kishte qëllim të shmangies së kontrollit doganor në territorin e Kosovës. Ai ka tentuar të futet përmes rrugëve ilegale nga fshati Breznicë R. Serbisë.
Gjatë kontrollit të automjetit është konstatuar se kishte të ngarkuara dy biçikleta elektrike .
I dyshuari V.A bashkë me automjetin është shoqëruar në SPMK Muçivercë, ku është intervistuar lidhur me rastin.
Kujtojmë se në proces të hetimit të rastit, është vërtetuar se edhe automjeti Furgon Renault Trafik me traga BX644-XT I, ishte i ç’lajmruar në vendin e origjinës, dhe se qëllimi i të dyshuarit ka qenë që në territorin e Kosovës ta fusë kontrabandë.
Për këtë rast është njoftuar Prokurori i Themelores së Gjilanit, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti “Kontrabandë me mallra”.
Automjeti dhe mallrat e sekuestruara u janë dorëzuar Doganës, kurse veprimet tjera procedurale lidhur me rastin do të ndermirën nga njësia e hetimeve Rajonale DRPK-Lindje Kaçanik.