Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka inauguruar sot “Korridorin e Gjelbër”, një projekt ky i bërë në bashkëpunim me Zyrën e BE-së në Kosovë.
Bashkë me shefin e kësaj Zyre, Tomas Szunyog dhe ambasadorë të tjerë të BE-së në Kosovë, përgjatë shkallëve të Arbërisë u mbollën lisa.
“Falënderoj Zyrën e BE-së që mbështeti krijimin e korridorit të gjelbër. Komuna e Prishtinës me mbështetje edhe të partnerëve vendas e ndërkombëtar, do të vazhdojë krijimin e sa më shumë hapësirave të gjelbra” ka thënë Rama.
Në inaugurimin e këtij korridori morën pjesë edhe shumë fëmijë të qytetit.