Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para miqësores së nesërme me Armeninë.
Këtë stërvitje, djelmoshat tanë e kanë zhvilluar në Yerevan, pasi që dje kanë mbërritur në tokën armene.
E sot, para stërvitjes, trajneri Franco Foda, si dhe futbollisti Vedat Muriqi mbajtën konferencë për media.
Përballja mes Armenisë e Kosovës do të nis nga ora 17:00.
Kjo nuk do të jetë miqësorja e vetme e ‘’Dardanëve’’ gjatë këtij muaji, pasi që katër ditë më vonë takohen me Hungarinë në Budapest.