Die. Nën 24th, 2024

Kosova i merr 50 milionë euro nga Banka Botërore

Banka Botërore përmes një komunikate për media ka njoftuar se ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Hekuran Murati, dhe zv.presidentja e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore kanë nënshkruar një marrëveshje për Financimin e Operacionit të Financimit të Politikave Zhvillimore për Financa Publike dhe Rritje të Qëndrueshmërisë.

Siç ka njoftuar Banka Botërore, ky financim kap vlerën e 50.6 milionë eurove dhe mbështet prioritetet të përzgjedhura shtetërore për periudhën 2021-2025, përfshirë reformat për të mbështetur transparencën fiskale, zhvillimin e sektorit privat dhe forcimin e qëndrueshmërisë mjedisore në vazhdën e krizës së shkaktuar nga COVID-19.

“Kosova ka nevojë për rritje më të shpejtë dhe më të qëndrueshme, që krijon vende pune dhe nxitet nga produktiviteti më i lartë, dhe reformat e mbështetura nga ky operacion do ta mbështesin Kosovën në përforcimin e rimëkëmbjes pas COVID-19 dhe përmirësimin e jetës së njerëzve të saj”, tha Anna Bjerde, Zëvendëspresidente e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore.

Tutje nga Banka Botërore thuhet se Kosova ka pësuar një rritje të madhe ekonomike në vitin 2021, megjithatë thonë se një rritje e tillë do të ngadalësohet gjatë këtij viti.

“ Ekonomia e Kosovës përjetoi një rimëkëmbje të fuqishme në vitin 2021, mbështetur nga rikthimi i kërkesës së brendshme dhe rritja rekorde e eksporteve, edhe pse rritja pritet të ngadalësohet këtë vit. Në këtë kontekst, mekanizmi DPF do të mbështesë masat që synojnë përmirësimin e transparencës fiskale dhe rritjen e qëndrueshmërisë fiskale në periudhë afatmesme, në funksion të përpjekjeve të Qeverisë për adresimin e boshllëqeve të konsiderueshme zhvillimore dhe promovimin e uljes më të shpejtë të varfërisë”, thuhet në njoftimin e BB-së.

Në fund të komunikatës, nga Banka Botërore theksojnë vërejtjen e tyre serioze se perspektiva afatgjate e Kosovës rrezikohet nga fakti që prodhimi i energjisë mbështetet në djegien e fosileve dhe nga mosmenaxhimi i duhur i mbeturinave.

“Kosova ka përjetuar thatësira dhe vërshime më të shpeshta dhe më të rënda. Prodhimi i energjisë, i varur shumë nga lëndët djegëse fosile, dhe menaxhimi jo i duhur i mbeturinave, kontribuojnë në ndotjen e madhe të ajrit dhe degradimin e mjedisit dhe ndikojnë negativisht në shëndetin e qytetarëve të vendit, duke rrezikuar perspektivën afatgjate të rritjes ekonomike të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

“Kosova ka përjetuar thatësira dhe vërshime më të shpeshta dhe më të rënda. Prodhimi i energjisë, i varur shumë nga lëndët djegëse fosile, dhe menaxhimi jo i duhur i mbeturinave, kontribuojnë në ndotjen e madhe të ajrit dhe degradimin e mjedisit dhe ndikojnë negativisht në shëndetin e qytetarëve të vendit, duke rrezikuar perspektivën afatgjate të rritjes ekonomike të Kosovës. Për të ndihmuar përpjekjet e Kosovës për një tranzicion të gjelbër, DPF do të mbështesë gjithashtu reformat mjedisore në prodhimin e qëndrueshëm të energjisë dhe menaxhimin e mbeturinave. FPZH financohet me një kredi koncesionare nga Shoqata Ndërkombëtare e Zhvillimit (IDA) e Grupit të Bankës Botërore. Kredia ka një kohëzgjatje (maturim) prej 25 vitesh, me fillim të shtyer pagese (grejsperiudhë) prej 5 vjetësh. Projekti do të kordinohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve”, theksohet tutje.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *