Enj. Nën 21st, 2024

Kosova i vazhdon sot përgatitjet për ndeshjen me Rumaninë

Kombëtarja e Kosovës ka hyrë sot në ditën e tretë të përgatitjeve për ndeshjen vendimtare me Rumaninë.

Dardanët janë duke ushtruar në Kampin Nacional në Hajvali, ndërsa ekipi i Franco Fodës tashmë është kompletuar.

Pa i përfshirë mungesat e Milot Rashicës, Bersant Celinës, Ermal Krasniqit, Leart Paqaradës e Emir Sahitit, lojtarët tjerë po punojnë nën urdhrat e trajnerit gjerman, të fokusuar dhe të përkushtuar për ndeshjen e së premtes mbrëma në Bukuresht.

Kontingjenti i Kombëtares pritet ta marrë rrugën drejt Rumanisë nesër, kur edhe do ta mbajë një seancë të lehtë stërvitore atje para ndeshjes që do të luhet pasnesër.

Kosova e sheh veten në vendin e dytë në Grupin 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve me tri pikë më pak se liderja Rumania, e cila njëherësh e ka edhe një kapital prej tre golash, të cilin e kishte siguruar në “Fadil Vokrri” në muajin shtator.

Me këtë rast, Vedat Muriqit me shokë iu duhet të fitojnë me më shumë se tre gola epërsi nëse duan ta marrin primatin në grup, një mision ky mjaft i vështirë për t’u arritur.

Sidoqoftë, lojtarët e Kosovës janë shprehur optimistë për ndeshjen e së premtes.

Më pas, Kosova do të luajë të hënën mbrëma me Lituaninë në Prishtinë, kur edhe do ta mbyllë fazën e grupeve të këtij edicioni të Ligës së Kombeve.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *