Sht. Nën 23rd, 2024

Kosova shton sanksionet ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar pakon e 11-të të sanksioneve të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha se miratimi i kësaj pakoje është dëshmi e fuqishme e përkushtimit të Kosovës për drejtësi dhe paqe.

“Sot MPJD-ja propozon për shqyrtim dhe miratim zbatimin e pakos së 11-të të sanksioneve të BE-së ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë, si dhe zbatimin e vendimit të BE-së. Më 23 qershor Këshilli i BE-së miratoi masa të reja kufizuese ndaj Rusisë. Vendosi edhe sanksione ndaj 71 individëve dhe 33 subjekteve, duke shtuar grupin ‘Wagner’ dhe ‘Riafan’ në listën e atyre që u nënshtrohen masave kufizuese të BE-së për veprime që cenojnë ose kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”, tha Gërvalla.

Ajo shtoi se Kosova qëndron e palëkundur në krah të partnerëve, SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *