Ngjarjet e ditës: 1 qershor 2024
08:30 – Dita e dytë e Kongresit të Shoqatës së Kardiologëve të Kosovës. (Hotel “Emerald” Prishtinë)
09:30 – Oda e Farmacistëve të Kosovës mban Kongresin ndërkombëtar “Integrimi farmaceutik në BE – Sfidat Legjislative”. Në hapje merr pjesë dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. (Klan Arena, Zona Industriale)
10:00 – Komuna e Prishtinës mban seancë solemne me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. (Kuvendi Komunal)
10:00 – Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Prishtinës organizon aktivitete të ndryshme për fëmijë, si ngjyrosje të fytyrës, maskota, shpërndarje të balonave e vëzhgim i dielllit nga Klubi i Astronomisë. (Sheshet “Skënderbeu” dhe “Zahir Pajaziti”)
11:00 – Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj organizon aktivitete me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. (Sheshi “Adem Jashari”, Ferizaj)
11:00 – Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pret në takim përfaqësuesit e Ylberit të Prishtinës. (Kuvendi Komunal)
12:00 – Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve – 1 Qershor, Save the Children Kosova në partneritet me Komunën e Prishtinës, Ambasadën Gjermane në Kosovë, organizojnë ngjarjen festive e edukative për fëmijë. (Parku Taukbahqe, Prishtinë)
12:00 – Grupi i Studentëve të Fakultetit të Edukimit, UP, organizon një manifestim paqësor me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve, në përkujtim të 1432 fëmijëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë. (Para Teatrit Kombëtar)
12:00 – Mbahet Parada e Fëmijëve me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. (Sheshet “Skënderbeu”, “Nënë Tereza” dhe “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)
13:00 – Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mban takim me rastin e Ditës së Fëmijëve. Do të lansohet Platforma për të Drejtat e Fëmijëve, aprovohet Raporti shtetëror për zbatimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës, si dhe do të diskutohet për jetësimin e të drejtave të fëmijëve. (Ndërtesa e Qeverisë, P38)
13:00 – 16:30 – Mbahet koncert me këngë, vallëzim e balet, në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Fëmijëve. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)