Në mbledhjen e KQZ-së është vendosur që nga 44 qendra të votimit në veri, në të cilat janë zhvilluar zgjedhjet në të kaluarën, më 23 prill do të hapen vetëm 6 prej tyre.
KQZ-ja do të hapë edhe 13 kontenjera . Këto qendra do të hapen pas rekomandimeve të institucioneve të sigurisë.
KQZ-ja po ashtu miratoj i rekomandimin për rritjen e numrit të votuesve për vendvotime për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e Komunave: Zveçan dhe Leposaviq. Ku sipas KQZ nga 750 votues numri i tyre rritet në 2 000.
KQZ po ashtu ka miratuar sllogani dhe llogon për këto zgjedhje. Sllogani është “Për Komunën tënde voto”.