Pre. Nën 29th, 2024

KQZ publikon listën me qendrat e votimit për zgjedhjet në Veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar listën me qendrat e votimit për zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës.

Zgjedhjet do të mbahen me 23 prill në në katër komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, shkruan IndeksOnline.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftoj se sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listën e qendrave të votimit për zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e këtyre zgjedhjeve, më 14 prill 2023, KQZ-ja ka miratur listën e qendrave të votimit për këto zgjedhje.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri i përgjithshëm i qendrave të votimit në këto katër komuna është 19 me gjithsej 34 vendvotime, prej tyre 6 janë qendra votimi të rregullta me gjithsej 6 vendvotime, ndërsa 13 qendra të tjera votimi janë alternative me gjithsej 28 vendvotime.

Lista e qendrave të votimit është përgatitur në bashkëpunim dhe koordinim me organet e sigurisë.

Lista e qendrave të votimit për zgjedhjet e 23 prillit është publikuar në ueb faqen e KQZ-së (vegza direkte): https://kqz-ks.org/wp-content/uploads/2023/04/Lista-e-Qendrave-te-Votimit-per-Zgjedhjet-e-dates-23.04.2023.pdf

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *