Sht. Nën 23rd, 2024

Krasniqi: Kosova dhe Maqedonia e Veriut të vazhdojnë bashkëpunimin në rrugën e integrimit euro-atlantik

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ka takuar edhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike dhe ekonomike, në rajon dhe Evropë.

Krasniqi ka shkruar në Facebook se kryeministrit Kovaçevski i ka uruar 31 vjetorin e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Po ashtu e falënderova për ndihmën e vazhdueshme që Maqedonia e Veriut ka dhënë për Republikën e Kosovës. Gjatë takimit ritheksova se hapja e negociatave për Maqedonisë e Veriut është lajm i mirë edhe për Kosovën, me shpresën që besimi i rivendosur në mes të BE-së dhe rajonit tonë të avancoj sa më shpejtë edhe me liberalizimin e vizave për qytetarët tanë – e drejtë kjo, e mohuar vite me radhë. Kryeministri Kovaçevski më njoftoi edhe për hapat që ka marrë Maqedonia e Veriut për të përballuar krizën globale ekonomike, e cila në Kosovë po manifestohet me inflacion rekord, rritje të çmimit të energjisë dhe përkeqësim të jetës së qytetarëve tanë. Bashkë diskutuam edhe për projektet infrastrukturore, bashkëpunimin politik dhe proceset integruese”, ka shkruar ai.

Sipas Krasniqit, Kosova dhe Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojnë kultivimin e bashkëpunimit të shkëlqyer ndërfqinjësor dhe mirëbesimit të ndërsjellë, në rrugën e pakthyeshme të integrimit euro-atlantik.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *