Sht. Nën 23rd, 2024

Krasniqi në Bruksel, kërkon përmbylljen sa më parë të procesit të liberalizimit të vizave

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Bruksel në tryezën e organizuar nga grupi Renew Europe, në mesin e shumë përfaqësuesëve të partive liberale dhe të shoqërisë civile nga rajoni ku u diskutua për sfidat dhe proceset integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim, ku pjesëmarrës dhe folës ishin komisionerë, eurodeputetë dhe zyrtarë të tjerë të lartë të BE-së, lideri i opozitës kosovare Memli Krasniqi ka ritheksuar rëndësinë dhe urgjencën e garantimit të një perspektive të sigurtë evropiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa ka kërkuar përmbyllje sa më të shpejtë të vendimmarrjes për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Duke përshëndetur vendimin e sotëm të ambasadorëve të vendeve të BE-së për të çuar përpara procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, kërkova nga të gjithë të pranishmit që të ndihmojnë që ky proces të përmbyllet sa më parë edhe në institucionet e tjera të BE-së”, ka shkruar Krasniqi në faqen e tij në Facebook.

Ai tha se orientimi euro-atlantik i Kosovës është vendimi dhe qëndrimi i palëkundur i PDK-së, për të cilin janë përkushtuar prej vitesh.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *