Die. Nën 24th, 2024

Krasniqi takon mërgatën në Gjenevë: Ju keni dhënë gjithçka për Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar komunitetin shqiptar në Kantonin e Gjenevës.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se festa e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës nuk mund të përmbyllej pa e ndarë gëzimin me mërgatën, e cila, siç u shpreh ai, i ka dhënë shumë Kosovës për arritjen e lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit.

“Falënderim për Prof. Djaëed Sangdel, drejtor menagjues i Sëiss UMEF University, në hapësirat e të cilit patëm një takim mbresëlënës me komunitetin shqiptar në Kantonin e Gjenevës. Mërgata jonë këtu, përveç që kanë dhënë gjithçka për Kosovën, po ashtu ka sjellë edhe Kosovën në Zvicër. Xhaka, Shaqiri, Behrami e shumë sportistë e artistë të tjerë, sot i bëjnë nder secilit qytetar të Kosovës, secilit shqiptar kudo që është, me kontributin e tyre në zhvillimin e sportit, artit e kulturës dhe fushave të tjera këtu në Zvicër”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi tha se duke krijuar mundësi për rikthimin e trurit dhe investitorëve nga mërgata në Kosovë, mund të ndërtohet një ardhme, siç tha ai , më prosperuese për shtetin dhe qytetarët e Kosovës.

“Është për t’u përshëndetur fakti se mërgata jonë ka arritur të integrohet më mirë se kushdo tjetër nga jashtë, pa e shkëputur as edhe më të voglin element që i lidhë me Kosovën dhe me kombin tonë. Dilema rreth të ardhmes tonë nuk ka. Duke krijuar mundësi për rikthimin e trurit dhe investitorëve nga mërgata në Kosovë, ne mund ta ndërtojmë një të ardhme më prosperuese për shtetin dhe qytetarët tanë”, ka shkruar tutje Krasniqi.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *