Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Veriut ka dërguar informacione në ministri se të premten do të organizohet seanca për betimin e kryetarit.
Lidhur me kryetarët e zgjedhur në katër komunave veriore të vendit, ai ka thënë se do të organizohet ceremoni betimi në secilën komunë.
“Nuk digjet mandati i kryetarëve dhe asamblistëve të komunave, janë të parapara afatet ligjore që janë tri herë nga 15 dhe mandej prej momentit kur konstituohet Kuvendi fillon rrjedha e afatit prej 30 ditësh, për dhënien e betimit të kryetarëve të komunave. Me ta jemi dakorduar individualisht që me secilën komunë do ta organizojmë seancën e betimit të kryetarit dhe aty ku ka nevojë edhe të konstituimit të Kuvendit. Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Veriut ka dërguar informacione në MAPL që të premten do të organizohet seanca për betimin e kryetarit dhe gjithçka do të jetë në proces të organizimit në mes Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, në sallën e Kuvendit Komunal aty ku e kanë vendin asamblistët dhe kryetari i komunës”, tha ai.
Pas një takimi të zhvilluar me kryeministrin e vendit, dhe kryetarët e komunave të Kosovës, Krasniqi ka folur edhe për vendimin për hapjen e urës mbi lumin Ibër, për çka ka theksuar se pas përfundimit të vlerësimit të ligjshmërisë, i njëjti do të dërgohet të instancat e tjera.
“Vendimi është marr në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, është aktualisht në ministrinë tonë në trajtim e sipër, kurdo që përfundon vlerësimi i ligjshmërisë aktit ne do të dërgojmë tek instancat tjera”, tha ai.
Ndërsa lidhur me çështjen e të hyrave vetanake, ai ka thënë se Ministria e Financave i ka hapur dyert për zgjidhjen e këtij problemi.
“Sa i përket të hyrave vetanake ministri i Financave edhe në Kuvendin e Kosovës e ka dhënë përgjigjen meritore. Sot edhe njëherë ministri i Financave në emër të Qeverisë e hapi derën për zgjidhjen e këtij problemi faktikisht nuk është problem për shkak se ne vetëm po e implementojmë një amendament të bërë në ligjin e buxhetit. Nëse duhet të ndryshohet ky amendament atëherë sot ministri i Financave edhe njëherë u kërkoi kryetarëve të komunave të bëjnë kërkesë dhe ajo do të trajtohet”.
“Gjithashtu, edhe çështja e pronës është diskutua ne si qeveri kemi impelemtnuar ligjin, është bërë një vlerësim i pronave dhe përgjegjësia i është jep në vitin 2018 ministrisë së Financave, në bazë të kësaj vlerësimi të pronave është caktuar edhe përgjegjësia e secili nivel dhe tani është plotësim ndryshimi i ligjit të tatimit në pronë dhe sigurisht që do të merren parasysh të gjitha kërkesat edhe të nivelit lokal por edhe si nivel qendror”, theksoi ai./KP