Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka nisur një aksion në orët e para të mëngjesit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor..
Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se cak i prokurorisë është falja e borxheve milionëshe të disa kompanive që ambalazhojnë ujin.
Këto pretendime i kishte hedhur poshtë ministri Liburni Aliu.
“Në lidhje me borxhin e kompanive që ambalazhojnë nuk ka asnjë vendim për falje të asnjë borxhi. Ashtu siç nuk ka asnjë vendim i cili përcakton borxhin milionësh çfarë pretendohet. Çka ka? Ka pagesa të rregullta, normale siç kanë qenë në qysh do prej secilën prej qeverive, sipas raportimeve të kompanive, për sasitë e ujit të shitur që kanë pasur” kishte thënë Aliu në reagim.