Kryediplomati i Suedisë, Tobias Billstrom, do të qëndrojë këtë të enjte për vizitë zyrtare në Kosovë.
Billstrom do të pritet nga homologia e tij kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, nga ora 13:00 në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë.
Të dy kryediplomatët do të zhvillojnë një takim bilateral në ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për t’i lënë vend më pas konferencës së përbashkët për media.
Billstrom do të pritet nga ora 15:00 nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Presidencën e Kosovës.
Ndërsa kryediplomati suedez do të pritet nga ora 15:35 nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.