Në një video të shpërndarë nga Kurti, ai flet më detajisht lidhur me këtë çështje.
“Para këtij adresimi, keni mundur të shihni dhe dëgjoni përmes fushatës ‘Shpërndaje barazinë’ shumë tregime frymëzuese të bashkëqytetarëve tanë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë, të cilët kanë kontribuar për fuqizimin e institucioneve tona publike. Po ashtu, kanë pasur edhe shumë sfida dhe vështirësi,” thotë Kurti në video.