Sht. Nën 23rd, 2024

Kryeministri Kurti priti në takim humanistin Halil Kastrati

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati.

Duke falënderuar Kryeministrin Kurti për takimin, z.Kastrati foli për angazhimin e vazhdueshëm për projekte në ndihmë të familjeve në nevojë.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen ndaj skamnorëve dhe kategorive të ndjeshme të shoqërisë, që kjo shoqatë ka dhënë që nga vitit 2009, kur është themeluar.

Në takim u theksua se barazia dhe mirëqenia janë synime qendrore të Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke theksuar veprimet e ndërmarra në mbështetje të qytetarëve.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *