Me rastin e ngjarjeve të sotme në veri të Kosovës, ka reaguar edhe ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq.
Ai deklaroi se vendimi i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për vendosjen e reciprocitetit po e shtyn rajonin në gjak.
“Regjimi i Kurtit në Kosovë * po e çon rajonin në prag të gjakderdhjes. Dërgimi i forcave speciale të armatosura rëndë në zonat me shumicë serbe vetëm për të marrë pikë të lira politike në garën për zgjedhjet lokale të 17 tetorit është kërcënuese për jetën dhe shkel të gjitha marrëveshjet. Ju lutemi ndaloni të luani me zjarrin derisa të jetë vonë ”, tha Gjuriq në një postim në Twitter, përcjell “Bota sot”.
Ai theksoi se qeveria në Prishtinë duhet të angazhohet në një dialog konstruktiv me Beogradin dhe të punojë së bashku për të krijuar një të ardhme normale për rajonin, në vend që të “përdorë AK47 të vjedhur dhe transportues të dhuruar” për të frikësuar popullsinë serbe.